BANORËT KTHEHEN NË SHTËPITË E SHKATËRRUARA NGA LUFTA
Ushtria izraelite deklaroi sot se ka tërhequr trupat e saj tokësore nga Gaza për një armëpushim 72-orësh.
Zëdhënësi i Forcave te Mbrojtjes tha se Izraeli nuk ka forca brenda në Gaza dhe se vendi I tij po zbaton armëpushimin e ndërmjetësuar nga Egjipit, i cili hyri në fuqi sot në mëngjes. Zyrtarët e Gazës thonë se konflikti 4-javor ka lene te vrare 1.800 palestinezë dhe 67 izraelitë.Ndersa Organizata e Kombeve te Bashkuara vlerëson se 75% e banorëve të Gazës që u vrane, ishn civile e më shumë se 400 prej tyre fëmijë.Forcat e Mbrojtjes se Izraelit do të jene në pozita mbrojtëse jashtë Rripit te Gazës dhe ne do t’i mbajmë ato pozicione mbrojtëse, – tha nje tjeter zëdhënës i ushtrisë izraelite. Nderkaq, ne lagjen me te demtuar, ka nisur kthimi I banoreve, te cilet thone se do t’I ndertojne nga e para shtepite e tyre.