Kryeministri Edi Rama e ka nisur ditën me thënien e presidentit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Joe Biden.

Kryeministri ka postuar thënien e presidentit me të cilën ka ironizuar ish-kryeministrin Sali Berisha, i cili nuk po pranon rezultatin e zgjedhjeve të 14 majit me pretendimin se ato u vodhën nga Partia Socialiste.

“Demokracia nuk mund të mbijetojë kur njëra anë beson se ka vetëm dy rezultate për një zgjedhje: ose ata fitojnë ose atyre iu është vjedhur fitorja. Joe Biden”, thotë thënia.

“MIRËMËNGJES dhe me këtë thënie kaq aktuale të Presidentit Joe Biden, ju uroj një ditë të mbarë”, shkruan kryeministri Rama krah thënies.

Artikulli paraprakRESHJE TË PAKTA SHIU DHE KTHJELLIME, PARASHIKIMI I MOTIT PËR DITËN E SOTME
Artikulli tjetërMOTI I KEQ NË EMILIA ROMAGNA, HUMBIN JETËN 3 PERSONA, 4 TË TJERË TË ZHDUKUR