PËRFORCOHET EKIPI, NËNSHKRUAJNË TRE LOJTARË NGA MALI I ZI. Tre futbollistë janë prezantuar si blerjet më të reja të Vllaznisë. Pas largimeve të shumta nga radhët e kuqebluve drejtuesit kanë menduar që ta përforcojnë ekipin. Kështu me Vllazninë ka nënshkruar sulmuesi Darko Paviçeviç 29 vjeç. Po ashtu pjesë e kuqebluve është bërë edhe mbrojtësi Stefan Cicmili, 25 vjeç.
Vllaznia do të ketë edhe një portier të ri i cili është prezantuar. Bëhet fjalë për 24 vjeçarin Andrija Dragojeviç. Të tre këta futbollistë janë nga Mali i Zi. Shkon në 4 numri i futbollistëve që firmosin për Vllazninë teksa më parë nënshkroi një kontratë edhe kosovari Nasir Selmani. Ditët në vijim priten që me ekipin shkodran të bashkohen edhe të tjerë lojtarë.