Transformatorët shumë pranë shtëpive në lagjen “3 heronjt”, pas stacionit të trenit dhe kabllot elektrik thuajse në çdo rrugicë janë një shqetësim serioz për banorët atje duke qenë se ndodhen të amortizuar e të dëmtuar.

Një prej banoreve tregon se si një person ka humbur jetën para 3 vitesh teksa po mundohej të bënte lidhjen e energjisë elektrike. Transformatori që është i vendosur në afërsi të shtëpive jo vetëm se është një rrezik për banorët por edhe është kapur flakë para pak ditëve kur pati stuhi e reshje shiu. Banorët thonë se është e pranueshme të jetojnë në mes të një rreziku të tillë sidomos tani që nis dimri dhe stuhitë e reshjet e shiut janë të zakonshme duke qenë një kërcënim për jetën e gjithsecilit aty.

Artikulli paraprakPRURJET E PËRRENJVE, 3 FSHATRA TË IZOLUAR NË KELMEND
Artikulli tjetërSOKOLI: RREZIK EPIDEMIA NË LAGJEN “MARK LULA”