ME FATURA TË PAPAGUARA XHEVAT MOLLCA, LEKË BIBAJ, RROK DODAJ.3 kryetar të komunave të Qarkut Shkodër rezultojnë debitor ndaj operatorit të shpërndarjes të energjisë elektrike. Kanë mjaftuar vetëm pak ditë që OSHEE të skanojë të gjithë kryetarët e njësive të qeverisjes vendore të Qarkut Shkodër dhe të gjithë Shqipërisë.

Ashtu siç “Star Plus” paralajmëroi një ditë më parë krerët vendor janë vënë në sitën e Operatorit të Energjisë Elektrike. Në këtë mënyrë rezulton se nga 33 kryetarët e njësive vendore deri tani 3 prej tyre janë debitor. Emrat e publikuar nga drejtoria e OSHEE në Tiranë janë Xhevat Mollca kryetar i Komunës Ana e Malit. Lekë Bibaj, kryetar i Komunës Hajmel dhe Rrok Dodaj kryetar i Komunës Qerret të rrethit Pukë. Në total të tre krerët vendor kanë 2 milionë e 750 mijë lekë të reja. Të ndarë shumën më të madhe të borxhit e ka kreu i Komunës Ana e Malit me një borxh në total prej 1 milionë e 9 mijë lekësh të reja. Rrok Dodaj i Komunës Qerret në rrethin e Pukës ka një debi prej 972 mijë e 883 lekë të reja. Sa i përket Qarkut Shkodrës Lekë Bibaj i Komunës Hajmel ka një borxh prej 740 mijë e 124 lekë të reja. Ndërkohë që në total janë 673 mijë dollar që kryetarët e njësive vendore në të gjithë Shqipërinë kanë ndaj OSHEE. Kjo shumë shpërndahet në 15 kryetar komunash në të gjithë vendin ku 147 mijë dollar borxh ndaj OSHEE ka vetëm Dasho Aliko i komunës Lazarat. Kontrolli i drejtuesve vendor do të vijojë sërish dhe në rast se të gjithë këta kryetar komunash nuk marrin masa për të paguar borxhet ndaj Operatorit të Energjisë Elektrike atëherë do të ndiqen penalisht apo mund edhe të arrestohen e po ashtu do të ketë kërkesë që të largohen nga drejtimi i Komunave. Ndërkohë sa i përket arrestimeve deri tani që nga moment i aksioneve të ndërmarra nga OSHEE në total janë 93 arrestime në të gjithë rajonin e veriut. Numrin më të madh e ka Shkodra me 60 arrestime në afro 45 ditë. 11 arrestime i përkasin Malësisë së madhe dhe 3 janë në rrethin e Pukës. Afro 20 arrestime ka Lezha në këto 45 ditë. Shifrat janë zyrtare nga drejtues të OSHEE për rajonin e veriut. Në vazhdimësi aksione do të vijojë dhe kush tenton të vjedhë energjinë elektrike do të ketë masa të rrepta deri në arrestim. 

KRYETARËT E KOMUNAVE DEBITOR NDAJ OSHEE

XHEVAT MOLLCA KOMUNA ANA E MALIT

1.009.964 LEKË DEBI

LEKË BIBAJ KOMUNA HAJMEL

740.124 LEKË 

RROK DODAJ KOMUNA QERRET

972.883 LEKË 

ARRESTIMET NË 45 DITË NGA OSHEE

SHKODËR

60 TË ARRESTUAR

LEZHË

20 TË ARRESTUAR

KOPLIK 

11 TË ARRESTUAR

PUKË

3 TË ARRESTUAR

 

Artikulli paraprakAKU NIS KONTROLLET PËR FESTA
Artikulli tjetërLIMA, ARRIHET MARRËVESHJA PËR KLIMËN