3 mijë maturantë mund të mbeten pa shkollë.18 mijë kuota janë të lira për 20700 aplikues

Në universitetet shtetërore kanë mbetur 18 mijë kuota të lira, ndërkohë që në fazën e dytë kanë aplikuar 20.700 maturantë. Proçesi i regjistrimeve në universitet, mund të lërë pa shkollë rreth 3 mijë studentë. Rreth 3 mijë maturantë rrezikojnë të mbeten pa shkollë nese nuk perzgjedhin degët e duhura deri në datën 20 Tetor kur dhe fillon viti i ri në universitete. Tashmë në universitetet shtetërore kanë mbetur të lira 18 mijë kuota, ndërkohe që aplikantë janë 20,700. Sistemi i pranimeve në universitete shtetërore, pritet të shoqërohet përsëri me vështiresi dhe paqartësi për maturantët gjatë raundit të dytë. Kryesisht për degë të shumëkërkuara, si mjeksia, drejtësia dhe ekonomiku ku tashmë kanë mbetur pak vende të lira. Kur të shpallen fituesit e raundit të dytë, që automatikisht do të rezultojnë fitues në disa degë, ata mund të ngurojnë të përzgjedhin lëndën e preferuar, për shkak të frikës se nuk do të rezultojnë fitues. Lista paraprake e 6 mijë maturantëve që rezultuan fitues në raundin e parë, do të bëhet publike dhe do të afishohet në mjediset e fakulteteve në datën 6 tetor. Ndërkohë mund të regjistrohen në universitet pas një jave, nga data 13 deri në 16 tetor, pasi të jenë shqyrtuar ankimimet.

Artikulli paraprakÇIFTET NË PRAG DIVORCI, PSIKOLOGËT SHPRESË PËR TA
Artikulli tjetërBUXHETI I SHTETIT KA PASUR MOSREALIZIM POR NE DISA BASHKI KA RRITJE