Rreth 3 mijë turistë kanë vizituar muzen “Vendi I Dëshmisë dhe Kujtesës” në Shkodër. Përgejgjësi Pjerin Mirdita tregon se shifrat janë të kënaqshme, ndërsa shton se këtë vit ka patur vizitorë nga e gjithë bota.

Mirdita shton se një vlerësim për të kaluarën kanë kryesisht emigrantët shqiptarë, të cilët sjellin fëmijët në muze për t’u njohur me të kaluarën.

Muzeu “Vendi I Dëshmisë dhe Kujtesës” është një nga 5 muzetë më të vizituar në qytetin e Shkodrës jo vetëm gjatë sezonin veror, aty ku shënohet edhe fluksi I turistëve por edhe gjithë vitit, pasi një interes të veçantë kanë edhe nxënësit e shkollave në këtë muze.

Artikulli paraprakPENSIONISTËT: RRITJA E PAMJAFTUESHME
Artikulli tjetërBOKS, SI PO STËRVITET KAJOSHI PAS ATENTATIT