Tre milionë euro vjedhje, shkatërrohet banda shqiptare

 

Një bandë italo-shqiptare që merrej me vjedhje traktorësh, është shkatërruar nga policia italiane, ndërsa janë sekuestruar mjete me vlerë më shumë se 3 milion euro. Nëntë urdhër-arreste janë ekzekutuar sot nga karabinierët e Borgo Panigale, kundrejt 9 personave, 8 shqiptarë dhe 1 italian, të akuzuar për vjedhje, grabitje dhe pranim të mallrave të vjedhura. Vjedhjet porositeshin nga Shqipëria, ndërsa banda vepronte në Emilia Romagna. Hetimet, që filluan në janar të vitit 2016, kanë çuar në sekuestrimin e traktorëve dhe mjeteve të tjera me vlerë më shumë se 3 milionë euro. Pas marrjes së urdhrit nga Shqipëria, grupi vidhte e grabiste traktorët në firmat bujqësore. Më pas, mjetet transportoheshin për në portet e Barit dhe Ankonas, nga ku me anije silleshin në Shqipëri.

Artikulli paraprakBERISHA: KRYEBAJLOZI I KORRUPSIONIT PO MBAN PENG INTEGRIMIN ME SURRELIN
Artikulli tjetërMBAHET PËR TË KATËRTIN VIT NË ZADRIMË PANAIRI I GJELIT TË DETIT