Grabitet në orët e para të mëngjesit një pikë banke e nivelit të dytë në kryeqytet. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 04:30 minuta.
Autorët, 3 persona të maskuar dhe armatosur kanë kërcënuar dhe dhunuar rojën, ndërsa kanë marrë kasafortën e bankës dhe paratë që ndodheshin në filial.
Pika e bankës që u grabit në autostradën Tiranë-Durrës, raportohet se ndodhej brenda një biznesi. Këto janë filiale të vogla që qëndrojnë brenda bizneseve për të mbledhur lekët.
Grupi hetimor ka sekuestruar kamerat e sigurisë dhe nisur hetimet për të identifikuar dhe arrestuar autorët e grabitjes së bankës në Tiranë.
Ngjarja e sotme rikthen edhe njëherë grabitjet në autostradë. E ndërsa më parë janë grabitur blindat me para ta bankave në autostradë, sot është grabitur pika e bankës në një rrugë dytësore.