Tre persona kanë humbur jetën dhe katër të tjerë u plagosën si pasojë e një rrjedhjeje gazi në hidrocentralin e Una Kostelës në Bosnje.
“Është konfirmuar se ka pasur një rrjedhje gazi brenda objektit”, tha zëdhënësi i Ministrisë së Brendshme për Reuters.
Hidrocentrali më energjinë më të lartë në Bosnje, EPBiH, nëpërmjet një deklarate konfirmoi se të gjitha viktimat ishin punonjës.
Incidenti ndodhi kur ata po pastronin sistemin e kullimit të hidrocentralit, ndërsa e vendit ende janë duke e hetuar rastin. Hidrocentrali Una Kostela (13.7 megavat) ndodhet pranë qytetit veriperëndimor të Bihac-it.