Copëza muri dhe pirgje me inerte kanë mbetur në shesh. Gati tre vite pas tërmetit shkatërrimtar të 26 nëntorit 2019, Shaqe Leka jeton në barakën që ka ndërtuar me dërrasë e llamarinë pranë rrënojave të shtëpisë në Ishull-Lezhë. E vetme, pas asnjë të ardhur veç bonusit të qirasë që merr nga bashkia e Lezhës në vlerën e 20 mijë lekëve në muaj. 60-vjeçarja tregon se nuk mund të përballojë jetesën në qytet, ndaj paratë e bonusit i përdor për tu ushqyer. Ajo kërkon ndërtimin e shtëpisë së re.

Procesi i rindërtimit të banesave individuale është vonuar në Lezhë. 60-vjecarja tregon se ka trokitur disa herë në dyert e këtij institucioni por nuk ka marrë përgjigje.Zyra e shtypit në Bashkinë e Lezhës tha se Shaqe Leka trajtohet me bonus qiraje, ndërsa presin të akordohen fondet nga Programi i Rindërtimit për afro 200 banesave të reja individuale në territorin e kësaj bashkie. Të dhënat shkencore nga Instituti i Gjeoshkencës treguan se tërmeti i datës 26 nëntor 2019 me magnitudë 6.4 ishte ndjerë 9 ballë në Hamallaj, Jube dhe Rrushkull, 8-9 ballë në Durrësi, Sukth dhe në Kuraten.

Lëkundjet e forta sizmike sollën edhe shumë panik në të gjithë vendin, jo vetëm në atë ditë por edhe për muajt më pas, duke sjellë panik për shumë qytetarë shqiptar.

Artikulli paraprak10 VITE “AHENGU SHKODRAN” ME PERLAT E MUZIKËS POPULLORE
Artikulli tjetërKESH BLEN RRETH 34 MLN EURO ENERGJI PËR MUAJIN TETOR