Një 3-vjeçar është mbytur në pishinën përpara një hoteli në Kavajë.

Ngjarja ka ndodhur paraditen e kësaj të mërkure, ku nga të dhënat e para mësohet se i mituri ka qenë duke luajtur pranë pishinës, por ka rënë aksidentalisht në ujë dhe për rrjedhojë është mbytur.

Pavarësisht se i është dhënë ndihma e parë, i vogli nuk ka mundur të mbijetojë.

Trupi i pajetë është dërguar në morgu e spitalit të Durrësit ku pritet t’i nështrohet autopsisë mjeko-ligjore me qëllim përcaktimin e plotë të shkaqeve. Ndërkohë nga ana tjeter policia ka nisur hetimet për rastin në fjalë.

Artikulli paraprakI DËNUARI ARRATISET SAPO GJYKATA JEP VENDIMIN
Artikulli tjetërBUSHATI THIRRJE DREJTUESVE NË PUKË: JINI NË LARTËSINË E DUHUR E SHËRBEJINI QYTETARËVE