Temperaturat e larta muajt e fundi kanë sjellë fluks në spitalin e Koplikut në bashkinë Malësi e Madhe. Rreth 40 persona në ditë paraqiten pranë urgjencës së këtij spitali për të marrë asistencë mjekësore. Pjesa më e madhe e qytetarëve të cilët kërkojnë ndihmë paraqiten me temperaturë të lartë apo të helmuar nga ushqimet tregon mjekia Lida Tinaj.

Mjeka apelon qytetarët, kryesisht të moshuarit që këto ditë të nxehta të shmangin daljet gjatë pikut të ditës, si dhe të tregohen të kujdesshëm me ushqimet që konsumojnë.

Me rritjen e temperaturave në muajin qershor ka patur një rritje të numrit të vizitave deri në 50% më shumë në krahasim me muajt e kaluar.

Artikulli paraprakFLUKS NË KUFI, MBI 20 MIJË SHTETAS HYJNË NË 48 ORË
Artikulli tjetërVETËFLIJIMI I 63-VJEÇARIT NGA LEZHA PARA SPAK