30 emigrantë vdesin nga asfiksimi në një kontenier

Trembëdhjetë emigrantë afrikanë kanë vdekur nga asfiksimi në një kontenier në anije. Sipas Kryqit të Kuq në Libi emigrantët kishin tentuar të kalonin përmes detit Mesdhe në Europë. Kreu i Kryqit të Kuq në Libi, tha për Associated Press se të vdekurit ishin në mesin e 69 emigrantëve, shumica nga Mali. Kontenieri i mbyllur është transportuar nga qyteti qendror Bani Walid në Khoms në Libinë perëndimore. Por trafikantët shkarkuan ngarkesën e njerëzve pranë një forcë anti-trafikimi në Khoms. Kreu i Kryqit të Kuq tha se vdekjet kanë ndodhur të hënën. Ai u shpreh se shumë nga të mbijetuarit kishin thyer gjymtyrët Një vajzë 5-vjeçare ishte në mesin e të mbijetuarve. Ndërsa dy nga viktimat janë të moshës 13 dhe 14 vjeç. Gjatë katër viteve të fundit kanë humbur jetën një numër i madh i emigrantëve, te cilët nga Lindja e Afërt dhe shtet afrikane, kanë tentuar që në mënyra të rrezikshme të shkojnë në Evropë.

Artikulli paraprakKUSHTET E PD, RAMA: QIQRA NË HELL, SHQIPËRIA DO VETTING-UN
Artikulli tjetërRRËFIM – VJOLLCA HALILI