Ministrja e Bujqësisë, Frida Krifca thotë se 740 fermerë kanë aplikuar nga veriu në jug për të marrë mbështetje financiare nga qeveria me 30.000 lekë për çdo hektarë të mbjellë.

“Qasja juaj ndaj thirrjes së skemës mbështetëse të grurit, në 24 orët e para, ka qenë fantastike, duke kaluar parashikimet tona! 740 fermerë kanë aplikuar nga veriu në jug, për një sipërfaqe prodhimi prej 6,550 hektarë, me një angazhim të buxhetit të vënë në dispozicion që në ditën e parë të thirrjes, prej 20%. Fieri, Korça, Shkodra, Vlora janë qarqet me aplikimet më të larta deri tani.

Ndërsa vijojmë shpërndarjen e skemës kombëtare edhe për masat e tjera, ju falenderojmë për durimin ndërsa alokojmë fondet dhe që jeni të vëmendshëm ndaj politikave tona. Faleminderit që e dëgjoni thirrjen tonë të re, mbështesni idetë tona dhe na jepni besim ashtu sikurse kanë bërë 35,000 fermerë që kanë marrë financim deri tani nga skema kombëtare e mbështetjes në tetë muajt e parë”, shkruan Krifca.

Artikulli paraprakBE PROPOZON RREGULLA TË REJA PËR RRITUR JETËGJATËSINË E CELULARËVE DHE TABLETËVE
Artikulli tjetërKRIZA ENERGJETIKE, JAVËN E ARDHSHME NIS OPERACIONI KUNDËR LIDHJEVE TË PALIGJSHME TË ENERGJISË