Lulzim Basha nuk ka ndërmend që të largohet nga drejtimi i PD-së, teksa ai ka prezantuar edhe 2 pikat kryesore që do të përqendrohet lufta e opozitës. Ai e justifikon humbjen e tij duke thënë se qytetarët e braktisën procesin zgjedhor.

“Reformë zgjedhore për qytetarët reflektimi i brendshëm që PD të jetë hapësira ku shqiptarët të thonë mendimin e tyre dhe të gjejnë zgjidhje për problemin e tyre dhe këto zgjidhje do i kthejë në realitet. 30% e shqiptarëve kanë marrë pjesë në votime, administrata shtetërore është detyruar që të shkojë të votojë, bandat janë përfshirë, u janë mohuar komisioerët, por zbehen përpara braktisjes së 6 marsit, se shqiptarët e kanë

kuptuar se asgjë nuk ka ndryshuar dhe përgjegjës janë sulmet që i janë bërë PD, unë jam i vendosur dhe këtë e duan edhe demokratët që PD ta kthejë këtë situatë, 30% flet qartë, 70% e ka braktisur. Ku janë qytetarët e Shkodrës? Koha për konkluzione nuk është kjo, bëni analizën në fillim, faktet janë kokëforta”, tha Basha.

Artikulli paraprakPERFUNDON NUMERIMI, EDHE NE KZAZ 3 NE SHKODER FITON BARDH SPAHIA
Artikulli tjetërMALESI E MADHE, QARKULLONTE ME ARME ZJARRI, ARRESTOHET 44-VJEÇARI