Kur ka mbetur edhe nje jave nga afati i fundit per shlyrjen e taksave dhe tarifave akoma 650 biznese rezultojne debitore ndaj bashkise Shkoder.
Ky fakt behet i ditur nga drejtori i Zyres se te Ardhurave prane ketij institucioni Blendi Gjylbegaj. Sipas tij pjesa me e madhe e debitoreve jane biznese te vogla nderkohe numri i tyre eshte pothuajse i njejte si ne qytet ashtu edhe ne njesite administrative. Pas dates 30 qershor drejtori Gjylbegaj thote se ndaj te gjithe bizneseve debitore do te nisin menjehere masat ndeshkuese. Afati per shlyerjen e tarifave dhe taksave nga bizneset deitore u shty nga data 20 prill deri me 30 qershor me miratimin e Keshillit Bashkiak. Megjithate ketij afati nuk I jane pergjigjur pozitivisht bizneset pasi pothuajse I njejti numer vijon te mbetet debitore ndaj bashkise Shkoder.