Janë mbushur 30 vite nga vizita historike e Papa Gjon Pali II-të në Shqipëri. Ndalesa e parë e Atit të Shenjtë në 25 prillin e vitit 1993 ishte në Shkodër. Në katedralen e këtij qyteti arqipeshkëvi i Shkodrës Angelo Massafra kremtoi meshën e shenjtë në përkujtim të 30 vjetorit të ardhjes së Papës. Massafra tha se kjo vizitë e Atit të Shenjtë ishte për t’i dhënë shpresë popullit shqiptar i cili sapo kishte fituar lirinë pas 45 vitesh shtypje nga diktatura.
Massafra risolli në vëmendje fjalët e Papa Gjon Pali II-të gjatë vizitës së tij në Shkodër.
Sot brezat duhet të ecin drejt të ardhmes tha arqipeshkëvi por duke mos harruar të kaluarën. Massafra kujtoi edhe mbylljen e fjalës së Papa Gjon Palit II-të i cili në qendër kishte optimizmin si dhe faljen për persekutorët e komunizmit.
Kisha katolike në Shkodër do të ketë një sërë aktivitetesh për të përkujtuar 30 vjetorin e vizitës së Papa Gjon Palit të II-të në Shqipëri i cili ndër të tjerë në Shkodër shuguroi edhe ipeshkvinjtë e parë shqiptar pas rënies së komunizmit.