30 vite më parë u nda nga jeta Tonin Harapi, kompozitori i muzikës së ëmbël shqiptare, një prej muzikantëve më të shquar në rang kombëtar. Në këtë 30 vjetor të ndarjes nga jeta artistët Neron Kacerja dhe Laura Lila zhvilluan një koncert në hollin e teatrit “Migjeni” të quajtur “In Memoriam Tonin Harapi” me disa prej pjesëve muzikore më të bukura të kompozitorit shkodran.

Neron Kacerja, tenori i ri shkodran që prej vitesh jeton në Tiranë tha se ka një emocion të madh në këtë koncert kushtuar 30 vjetorit të ndarjes nga jeta të Tonin Harapit.

Pianistja Laura Lila e cila po ashtu erdhi për herë të parë me një koncert në Shkodër thotë se u zgjodh ky qytet si shtëpia e mjeshtrit të muzikës Tonin Harapi.

Sopranoja e re shkodrane Niki Mjeda mori pjesë në këtë koncert kushtuar Tonin Harapit si e ftuar duke interpretuar disa prej pjesëve muzikore të njohura.

Në këtë koncert erdhën disa prej pjesëve muzikore më të njohura të kompozitorit Tonin harapi si “Romancë”, “Valsi mbi motive popullore”, “Mollë e Kuqe top sheqere”, “Një dhimbje e vogël dhe pjesët vokale “Unë Vrapoj”, “Djaloshare” e të tjera. Tonin Harapi lindi në vitin 1926 dhe u rrit nën shoqërinë e disa prej kompozitorëve më në zë të artit shqiptar ndërsa kreu studimet duke u bërë një prej kompozitorëve më të njohur për të gjitha format dhe gjinitë muzikore.

 

Artikulli paraprakTEMPERATURA E LARTA RRISIN NUMRIN E PACIENTËVE NË SPITAL
Artikulli tjetërVRASJA E 74 VJEÇARIT, POLICIA DYSHIME PËR PARA ME FAJDE