Policia e Shkodrës ka ripërsëritur sërish apelin ndaj të gjithë qytetarëve të Shkodrës, ne lidhje me rastin e humbjes se nje 30 vjecari i cili ështe aktualisht i strehuar prane qëndrës madonina del grappa ne Shkoder.
Sipas njoftimit të policisë behet me dije se prej me shume se nje muaji ka humbur nje shetas qe mendohet se eshte nga Malesia e Madhe . Ky shtetas me moshe rreth 30 vjeç eshte me aftesi te kufizuara dhe nuk di as te flase edhe as te shkruaje .Qe para nje muaji ka shkuar ne shtepine e shtetasit Imer Gjolaj ne fshatin Bogiq te Malesise se Madhe. Ka qendruar nje nate aty dhe me pas shtetasi Imer Gjolaj e ka dorezuar ne komisariatin e Malesise se Madhe. Nga aty eshte mundesuar qe shtetasi qe ka humbur dhe nuk mundet te tregoje identitetin e tij te qendroje ne qendren e zhvillimit ne Shkoder duke qene nen kujdesin e sherbimit social. Me pas shoqata Madonnina del Grappa ka pranuar qe ta akomodoje ne mjediset e saj. Blute e Shkodres, ftojne te gjithe qytetaret se ato qe kane informacion te sakte per identitetin apo familjen e ketij personi te panjohur te kontakojne me policine ne menyre qe te rikthehet serish prane familjes. Bejme me dije se policia ka bere perpjekje te vazhdueshme dhe vijon te beje per identifikimin e ketij personi dhe gjetjen e vendbanimit te tij. Kerkojme ndihmen e qytetareve dhe te mediave qe te behet i mundur identifikimi dhe gjetja e vendbanimit te ketij shtetasi .