Shoqata e “Miqësisë Shqipëri- Vende Arabe” në kuadër të 30 vjetorit të krijimit të saj zhvilloi aktivitetin me temë “30 vite ura miqësie me popujt Arabë”. Muammar Vucaj kryetari i shoqatës së “Miqësisë Shqipëri-Vende Arabe” shprehet se në këto 30 vite janë mundësuar një sërë bashkëpunimesh me vendet arabe.

Lavdrim Hamja, përfaqësues i Myftinisë së Shkodrës thekson se kontributi i vendeve Arabe për familjet në nevojë në Shkodër ka qënë i madh në këto vite.

Aktiviteti “30 vite ura miqësie me popujt Arabë” u zhvillua në mjediset e bibliotekës publike të qytetit të Shkodrës “Marin Barleti”.

 

Artikulli paraprakSHKODRANËT HUMBIN SHPRESAT PËR ANTARËSIMIN NË BE
Artikulli tjetërU VETËHODH NGA PALLATI, NDËRRON JETË ANALISTI KASTRIOT MYFTARAJ