Në qendrën shëndetësore verore në Velipojë ka patur një fluks të madh vizitash në ditët e fundit. Rritja e temperaturave dhe numri I madh I pushuesve kanë ndikuar në përhapjen edhe më tepër të virozave të stinës dhe pandemisë COVID-19. Mjeku Teoton Muzaka tregon se në tre ditët e fundit janë kryer më shumë se 300 vizita, prej të cilave më së shumti tek fëmijët.
Mjeku ndwrsa tregon simptomat që paraqesin pushuesit këshillon të gjithë pushuesit të kontakojnë në nr 127 për çdo emergjencë.
Në qendrën shëndetësore në Velipojë janë të hapura 24 orë 2 qendra shëndetësore verore, njëra në zonën e plazhit në qendër ndërsa tjetra në Rrjoll.