Janë zbardhur detaje të reja lidhur me sulmin kibernetik të së premtes ndaj sistemit TIMS, ADAM, MEMEX, ku sulmi merr përmasa edhe më të mëdha seç është raportuar deri më sot. Nga ky sulm nuk u cënua vetëm privatësia, por dhe siguria individuale, shtetërore dhe kombëtare. Sistemet TIMS, ADAM, MEMEX u hakeruan nga hakersat iranianë dhe arritën të merrnin të gjitha informacionet kofidenciale që mbartin.

Sistemi ADAM ka të gjitha ngarkesat penale të qytetarëve të arrestuar, ndaluar, apo dyshuar për një ngjarje. Sistemi MEMEX ka informacione sekrete mbi ngjarje dhe sistemi i Menaxhimit Policor të çështjeve, ka gjitha veprimet e kryera nga policia.

Ngjarja merr përmasa të tjera edhe më të mëdha, pasi News24 mëson nga burime nga hetimet brenda vendit dhe nga vendet partnere të Shqipërisë se pas këtij sulmi kibernetik në bashkëpunim me hakersat iranianë është edhe një shtetas shqiptar, i cili ka mundësuar rrugën për futjen në sistem të hakersave iranianë. Teksa burime nga Ministria e Brendshme sqarojnë se sistemi TIMS është në funksion 1005, raportohet se shërbimet që nuk janë kthyer ende në funksion për çështjes sigurie janë sistemet e brendshme të policisë, siç janë gjobat, apo e-mailet. Për këtë shërbime thuhet se po punohet gradualisht që të krijohet terren i sigurt përpara se futen sërish në punë.

Kujtojmë që ditën që u sulmua sistemi TIMS, rreth 200 persona fluturuan nga Shqipëria drejt Dubait, vendi i cili është bërë streha e krimit shqiptar, për t’i shpëtuar ekstradimit, pasi vendi ynë nuk ka marrëveshje ekstradimi me Dubain.

 

 

Hakerat kanë paralajmëruar se do të vazhdojnë çdo javë me publikimin e të dhënave të marra nga sistemet shqiptare. Jo vetëm kaq, por të dhënat e përftuara nga e-Albania ata i kanë nxjerrë në shitje ku një gigabite informacione shitet 0.05 bitcoin, ku në total janë rreth 220 gigabite informacione.

Artikulli paraprakPLANI I EVROPËS PËR TË TEJKALUAR KRIZËN ENERGJETIKE GJATË DIMRIT
Artikulli tjetërVLERËSIMI I 626 DIGAVE, TË PAKTËN 65% E TYRE JANË NË GJENDJE TË VËSHTIRË TEKNIKE