Pas deklaratave të analistit Artur Zheji në emisionin ‘Pikat mbi I’ në News24, i cili duke iu referuar burimeve, tha se kryedemorkati Sali Berisha kishte zhvilluar një takim sekret me Enkelejd Alibeajn, vjen një reagim nga ky i fundit.

Alibeaj e cilësoi deklaratën ‘fantazi’, ndërsa shtoi se nuk ka pasur takim sekret.

REAGIMI I ALIBEAJT
Takimet “sekrete” dhe “prapaskenat” mund të jenë subjekt për ndonjë tregim apo roman, por jo për të përshkruar atë që po ndodh së fundmi në PD. Me gjithë dëshirën e mirë dhe fantazinë e zhvilluar të disa analistëve nuk ka patur asnjë takim sekret. I qëndroj bindjes time se ndarjet për çështjet thelbësore nuk zgjidhen as me prapaskena dhe as me takime sekrete. Përballja me të vërtetën është melhemi i vetëm për realitetin!

DEKLARATA E ZHEJIT
“Ka pasur një takim sekret mes Alibeajt dhe Berishës. Kam burimet e mia se ka qenë një takim mes Berishës dhe Alibeajt, por takimi ka dështuar. Ka ndodhur këto 2-3 ditët e fundit.”, tha Zheji.

Artikulli paraprak“NORMALIZIMI NËNKUPTON NJOHJEN RECIPROKE”, KURTI FLET NË FORUMIN E PAQES PËR DIALOGUN ME SERBINË
Artikulli tjetërSHERRI PËR MAGAZINËN, 43-VJEÇARI SHQIPTAR PLAGOSET ME THIKË NGA FQINJI I TIJ