Shtyhet protesta e opozitës. Ndonëse ishte vendosur më 31 maj, opozita ka vendosur të shtyjë me dy ditë protestën e shtatë kombëtare.
Vendimi është marrë pasi 31 maji është Natë Kadri, një natë e shenjtë për besimtarët myslimanë. Protesta është vendosur të mbahet më 2 maj, pra të dielën në orën 19:00.