Tashmë vjedhjet në qytetin e Shkodrës nuk bëhen më vetëm natën por edhe gjatë orëve të ditës. Në orët e para të mëngjesit të sotëm, rreth orës 7:00 një shtetas ende i paidentifikuar i ka grabitur një shtetasit E.S vjeç 31, 800 mijë lekë të vjetra. Grabitësi i cili ende nuk është identifikuar në momentin e grabitjes ka patur në dorë një armë tip pistoletë dhe nën kërcënimin e armës ka kryer këtë krim duke i marrë me dhunë shumë e parave prej 800 mijë lekëve të vjetra.

Ngjarja ka ndodhur në lagjen “Perash” në afërsi të bustit të Isa Boletinit. Menjëherë pasi ka grabitur shumën e lekëve autori i këtij krimi është larguar me shumë shpejtësi në drejtim të paditur. Nga pistat e para të hetimit bëhet e ditur se grabitësi mund ta ketë ruajtur për disa kohë shtetasin E.S deri sa ka gjetur momentin për ta grabitur duke i marrë shumën e 800 mijë lekëve të vjetra nën kërcënimin e pistoletës. I gjendur përballë kësaj situate 31 vjeçari nuk ka patur se si të mbrohet dhe është detyruar që t’ia japë grabitësit paratë që ka patur. Në momentin kur ka ndodhur ngjarja mësohet se në rrugë nuk ka patur shumë persona gjë e cila e ka favorizuar autorin e grabitjes që të largohet pa arritur që të identifikohet. Në njoftimin zyrtar të saj policia e Shkodrës bën të ditur këtë grabitje ndërsa thoë se efektivët po punojnë për identifikimin dhe kapjen e autorit.

13:11– Sqarim në njoftimin e dhënë në disa media dhe më pas të Njoftimit Paraprak të dhënë nga Drejtoria e Policisë së Qarkut Shkodër, se me datën  16.10.2015, se rreth orës 07.00

në Lagjen « Perash», pranë vendit të quajtur  « Isa Boletini »  Shkodër, nën presionin e armës  Tip pistoletë, një shtetas i  pa njohur  i ka marrur rreth 80000 (tetëdhjetëmijë) lekë të reja,  shtetasit Ervin S., vjeç 31 vjeç, banues në Shkodër.Nga Drejtoria e Policisë së Qarkut Shkodër Ju bëjmë me dije se :Ndaj shtetasi Ervin S.,  filloi procedim penal në gjendje të lirë, pasi nga dëshmija e dhënë nga ky shtetas,   rezultoi se nuk ka pasur grabitje, por ka qenë një sajesë e vetë këtij shtetasi,  me qëllim justifikimin para pronarit të tij, të humbjes së kësaj shume lekesh  në lloto sportive nga ana e tij. Materialet i kaluan per ndjekje Prokurorisë së  Rrethit Gjyqesor Shkodër për veprën penale “Njoftim i rremë në organet e rendit”, parashikuar  nga neni 272 te Kodit Penal. 

 

Artikulli paraprakVENDOSET NË SHKODËR BUSTI I SHKRIMTARIT MARTIN CAMAJ
Artikulli tjetërVOLEJ MESHKUJ, MIQËSORE VLLAZNIA-STUDENTI