Pas vdekjes së një 31-vjeçari në repartin e Urgjencës në Spitalin Rajonal të Beratit,familjarët kanë akuzuar për “mjekim të pakujdesshëm” mjeken e këtij reparti,për të cilën tashmë ka nisur proçedimi penal.

Ngjarja e rëndë ka ndodhur ditën e djeshme, ku viktima Marinel Veleshnja ndërroi jetë 30-minuta pasi ishte paraqitur në spital.

Pas vdekjes, kanë qenë familjarët ata që kanë denoncuar në polici mjeken Arjola Xheblati,për “mjekim të pakujdesshëm”.

Burime të brendshme të Drejtorisë së Policisë së qarkut Berat bëjnë me dije se menjëherë pas denoncimit të bërë nga familjarët, efektivët e policisë kanë sekuestruar si provë materiale kartelën mjekësore të 31-vjeçarit dhe autopsinë që u krye në Morgun e Spitalit Rajonal të Beratit dhe e kanë dërguar çështjen për ndjekje penale në organin e Prokurorisë së rrethit të Beratit.

Nga kjo e fundit konfirmohet se dosja në ngarkim të mjekes ka mbërritur në këtë institucion dhe do fillojnë hetimet për zbardhjen e kësaj ngjarjeje.

Mjekja e repartit të Urgjencës, 29-vjeçarja Arjola Xheblati, akuzohet për veprën penale “Mjekim i pakujdesshëm” gjatë kryerjes së ushtrimit të profesionit të saj.

Në lidhje me këtë vdekje, drejtuesit e Spitalit Rajonal Berat konfirmojnë se viktima ka mbërritur në spital në gjendje të rëndë dhe pa shenja jetike.

Artikulli paraprakTREGTIMI I ALKOOLIT NË LOCALE, RAMA: TJETËR BETEJË PËR TË RINJTË
Artikulli tjetërARRESTOHET ÇIFTI SHQIPTARO-RUMUN SHISTE KOKAINË