Partia Socialiste e Shqipërisë, sot feston 31 vjetorin e themelimit të saj. Prej disa minutash në selinë rozë ka nisur grumbullimi i të ftuarve, që do të marrin pjesë në ditëlindjen e PS. Siç shihet edhe në foton e sjellë nga gazetarja Erneta Shevroja, ata që presin miqtë që do të marrin pjesë në këtë event festiv janë Sekretari i Përgjithshëm i PS, Damian Gjiknuri, kryebashkiaku Erjon Veliaj, deputetët Etien Xhafaj dhe Blerina Gjylametaj. Ftesa janë shpërndarë për themelues të PS, përfshirë dhe liderin historik Fatos Nano, por dhe për socialistë të thjeshtë të cilët kanë dhënë kontributin e tyre ndër vite. Ndërkohë ftesa janë shpërndarë dhe për partitë opozitare, përfshirë PD-në, LSI-në dhe parti të tjera. Sipas protokollit është parashikuar që të ketë vetëm një fjalim për shkurtër nga ana e Sekretarit të Përgjithshëm të PS, Damian Gjiknuri. Siç shihet edhe nga fotot e Abc, LSI i është përgjigjur pozitivisht ftesës së PS, ndërsa përfaqësohet në këtë event nga Erisa Xhixho dhe Endrit Brahimllari.
Historiku
Partia Socialiste e Shqipërisë u themelua në 12 qershor të vitit 1991, pas ndryshimit të emrit nga PPSH në PSSH. Partia Socialiste qëndroi në opozite që nga viti 1992 deri në vitin 1997. Ne zgjedhjet e vitit 1992 PSSH arriti të marrë 25,7 % të votave kundrejt 56,2 % që kishte marrë vetëm një vit më parë ndërkohe që PDSH mori 62,1 % duke marrë 92 nga 140 vendet në Parlament. Ne zgjedhjet e vitit 1996 PSSH humbi terren duke marrë vetëm 20,4 % e përkthyer në dhjet vende në Parlament ndërkohe që PD mori 122 vende. PSSH akuzoi Berishën për manipulim të zgjedhjeve duke qenë se numërimi i votave nuk ishte zhvilluar nga një komision qendror por nga komisione qendrash votimi. Ne vitin 1997 Qeveria e Aleksander Meksit u detyrua të japë dorëheqjen dhe të shpalle zgjedhjet e parakohshme. Protestat dhe pakënaqësia ndaj Berishës sollën partine socialiste në pushtet. Pas zgjedhjeve të parakohshme të vitit 1997 PSSH arriti të marrë 52,7 % ose 101 vende në parlamenti. Kryetari socialist Fatos Nano u zgjodh kryeministër. Edhe në zgjedhjet e vitit 2001 socialistet do të rikonfirmoheshin në maxhorance por me një përqindje me te ulet nga ajo e zgjedhjeve të mëparshme, 41,5 %. Se bashku me Partine Socialdemokrate dhe me Aleancën Demokratike do të kishin 73 deputete nga 140.
Në vitin 2004 Partia Socialiste do të kishte ndarjen me një grup brenda saj të cilët krijuan Lëvizjen Socialiste për Integrim. Kjo çoi në humbjen e zgjedhjeve të vitit 2005 ku pushteti kaloi në duart e qendrës se djathte pas tetë vitesh. Fatos Nano dha dorëheqjen nga posti i Kryetarit të PSSH dhe u zëvendësua me Edi Ramën i cili njëkohësisht është dhe Kryetar i Bashkisë së Kryeqytetit. Në zgjedhjet për Kuvendin e Shqipërisë të vitit 2009 koalicioni Bashkimi për Ndryshim i drejtuar nga Partia Soicialiste e Edi Ramës siguroi 64 vende, 6 vende më pak se koalicioni Aleanca e Ndryshimit e drejtuar nga Partia Demokratike i cili siguroi 70 vende. Koalicioni Aleanca Socialiste për Integrim siguroi 4 vende. Disa ditë pas zgjedhjeve kryetari i PSSh deklaroi që zgjedhjet ishin të rregullta dhe korrekte. Këto zgjedhjet ashtu si edhe zgjedhjet e mëparëshme u monitoruan nga shumë vëzhgues ndërkombëtarë të OSCE. Mbas daljes së rezultateve kryetari i PSSH ndryshe nga deklarimet e mëparëshme deklaroi se zgjedhjet ishin manipuluar, edhe pse rezultatet e tyre ishin firmosur nga komisionerët e partisë së tij. Vëzhguesit ndërkombëtarë i deklaruan zgjedhjet e vitit 2009 si zgjedhjet më të mira që ishin zhvilluar ndonjëherë në Shqipëri. Disa nga drejtuesit e PSSH i kërkuan Ramës të pranojë humbjen dhe të japë dorëheqjen ashtu siç bëri edhe paraardhësi i tij Fatos Nano. Edi Rama edhe pse humbi zgjedhjet vendosi përsëri kandidaturën për kryetar të PSSH dhe u zgjodh kryetar i kësaj partie për mandatin e tij të 2-të me mbi 99% të votave. Këto zgjedhje u kritikuan nga disa drejtues të PSSH-së si zgjedhje formale të paracaktuara.
Në vitin 2013, kryetari i partisë, Rama u ftua të formonte Kabinetin e 33-të Shqiptar dhe të bëhej Kryeministër i Shqipërisë pas zgjedhjeve të 2013, ku Partia Socialiste e Ramës fitoi shumicën e vendeve në kabinet. Gjithashtu PSSH fitoi zgjedhjet në vitin 2017-të nën drejtimin e Edi Ramës, si dhe ato të vitit 2021.