Kryebashkiaku i Shkodres Bardh Spahia permes nje postimi ne rrjetin social ‘Facebook’ ka treguar historine se si Ana Lídia Fernandes Oliveira Pereira, deputete e Parlamentit Evropian dhe njëherësh presidente e Rinisë së Partisë Popullore Evropiane (YEPP), pata kënaqësinë të bisedoja mbi këtë proçes dhe rolin që ka pushteti vendor. Spahia tregon se zgjedhja e Shkodres është mesazhi më kuptimplotë se qyteti ynë i përket identitetit evropian dhe vlerave më të mira që përfaqëson union.

POSTIMI I PLOTE

Shqipëria e ka vendin në familjen 🇪🇺, një rrugë që e kemi nisur, por e mbushur me sfida të mëdha përpara. Me Ana Lídia Fernandes Oliveira Pereira, deputete e Parlamentit Evropian dhe njëherësh presidente e Rinisë së Partisë Popullore Evropiane (YEPP), pata kënaqësinë të bisedoja mbi këtë proçes dhe rolin që ka pushteti vendor.
Vizita e saj e parë në Shqipëri duke përzgjedhur Shkodrën, është mesazhi më kuptimplotë se qyteti ynë i përket identitetit evropian dhe vlerave më të mira që përfaqëson unioni.
Gjatë bisedës me deputeten Pereira, kryetarin e Forumit Rinor të Partisë Demokratike Besart Xhaferi dhe kryetarin e FRPD Shkodër Ergys Ivziku biseduam mbi situatën aktuale që po kalon Shqipëria, ku të gjitha pushtetet janë përqëndruar në duart e mazhorancës. Kjo e fundit e ka zhytur vendin në kriza të thella dhe e ka futur në udhëkryqe të rrezikshme të ardhmen e shqiptarëve dhe veçanërisht të rinisë. Gjithashtu u ndalëm tek roli proaktiv që rinia duhet të ketë në jetën politike e vendimarrje dhe mbështetja ndaj tyre, pasi ato janë potenciali më i rëndësishëm që një vend ka dhe këto energji duhen shfrytëzuar këtu, në të gjitha sferat. Na pret një rrugë e gjatë përpara dhe shumë punë, për të cilën jam i bindur se mund ta realizojmë vetëm duke u mbështetur tek ato vlera që si komb na kanë dalluar.

 

Artikulli paraprak”GOLDEN GLOBES” NJË RIKTHIM I MBUSHUR ME YJE
Artikulli tjetërZJARR NE BLLOKUN E SISTEMIT ELEKTRIK TE NJE PALLATI NE LEZHE, POLICIA NE VENDNGJARJE