Vitet e fundit qarqet e veriut kanë pësuar largime masive të të rinjve në emigracion. Megjithatë drejtori rajonal i arsimit në Lezhë Hasan Muça nuk mendon se emigrimi është një prej arsyeve që 32% e maturantëve gjatë vitit 2022 nuk e kanë ndjekur arsimin e lartë në Shkodër. Drejtori Muça gjen arsye të tjera se pse mbi 300 të rinj nga afro 1100 nuk vijuan universitetin.

Shifrën e 32% të atyre maturantëve që zgjodhën të mos shkojnë në universitete vitin e kaluar, drejtori rajonal i arsimit nuk e cilëson si të lartë. Sa i përket mbylljes së shkollave në fshatra dhe rënies së numrit të nxënësve në shkolla, drejtori Muça shprehet se kjo ka ardhur si shkak i lëvizjeve demografike që kanë nisur shumë vite më përpara dhe jo thjeshtë vitet e fundit.

Numri i nxënësve në shkollat e Shkodrës ashtu si në gjithë vendin vitet e fundit ka pësuar një rënie të madhe për shkak të emigracionit të mijëra familjeve në mbarë Shqipërinë.

Artikulli paraprakHALLUNI: FËMIJË TË SHENDETSHËM NGA PRINDËR TË SHENDETSHËM
Artikulli tjetërKANALIZIMET NË LEZHË, PACAJ: VONESA NGA PANDEMIA