32 vite pas rrëzimit të regjimit komunist, Shqipëria ende vijon të braktiset nga të rinjtë. Në ditën kombëtare të të rinjve, Ergys Ivziku, kryetar I Forumit Rinor të Partisë Demokratike në Shkodër shprehet se çdo ditë e më tepër shqiptarët po mbesin në minorancë për shkak të emigrimit masiv të moshave të reja.

Ende sot, Shqipëria është larg standartit të vendeve të Bashkimit Europian thotë kryetari Ivziku.

Ai ka një thirrje për të rinjtë, kryesisht gjimnazistë dhe studentë të cilët janë në periudhën ku vendosin për të ardhmen e tyre.

Vitet e fundit, për shkak të problemeve të ndryshme sociale dhe ekonomike, mijëra të rinj kanë emigruar drejt vendeve më të zhvilluara për të ndërtuar një të ardhme më të sigurtë. Një fenomen I tillë, ka ndikuar në boshatisjen e rrugëve të qytetit por edhe fshatrave, atje ku ky fenomen është edhe më I përhapur.

 

Artikulli paraprak“SHQIPËRIA NUK SHPËTOHET ME LUTJE, ME DEKLARATA”, BERISHA THIRRJE TË RINJVE: REVOLUCION
Artikulli tjetërPREJ GJASHTË VITESH TRI MOTRAT ABUZOHEN SEKSUALISHT