32 vite më parë në Shkodër për herë të parë u rrëzua një bust i diktatorit Enver Hoxha. Më 13 dhjetor 1990 një grup të rinj shkodran morën guximin për t’i vënë dinamitin bustit të Enver Hoxhës. Edhe sot pas 32 vitesh u shpreh kryetari i shoqatës 13 dhjetori Ervin Gjini tha se në Shkodër hijet e së shkuarës komuniste janë prezente.
Protagonistët e 13 dhjetorit të para 32 viteve tregojnë se pavarësisht vështirësive nga regjimi monist arritën që të rrëzojnë bustin e diktatorit.
Pas 32 vitesh ata që rrëzuan bustin e Enver Hoxhës ndjehen të zhgënjyer sepse ëndrrat e tyre nuk janë plotësuar asnjëherë.
Ceremonia në përkujtim të 13 dhjetorit 1990 nisi me një minut heshtje në nderim në Luigj Currit, një prej nismëtarëve të kësaj lëvizje 32 vite më parë dhe kryetar i shoqatës për shumë vite.