Është përkujtuar 32 vjetori i rënies së katër martirëve të demokracisë në Shkodër në masakrën e 2 prillit të vitit 1991. Ish kryeministri Sali Berisha mori pjesë në këtë ceremoni duke deklaruar se mjerisht katër martirët nderohen në kushtet e një monizmi të plotë duke hedhur akuza për kryeministrin Rama….

Berisha u ndal tek zgjedhjet vendore të 14 majit duke thënë se do të jetë fundi i Edi Ramës dhe rikthimi i demokracisë në Shqipëri…

Kryetari i bashkisë Shkodër Bardh Spahia tha se ndodhemi përballë një tjetër regjimi nga bijtë e bllokut që kanë marrë peng të ardhmen e Shqipërisë por kjo sipas Spahisë do të marrë fund me 14 maj….

Kryetari i shoqatës “2 prilli 1991” Harris Morana kërkoi që ngjarje të tilla historike si ajo masakër e 32 viteve më parë të mos harrohen…..

Kurora me lule vendosën edhe deputetët e kuvendit shqiptar të cilët ishin të pranishëm në ceremoninë përkujtimore të zhvilluar në sheshin “2 prilli”. Më 2 prill 1991 mbetën të vrarë Arben Broci, Nazmi Kryeziu, Bujar Bishanaku, dhe Besnik Ceka ndërsa mbi 100 të tjerë u plagosën në tentativën për të rrëzuar monizmin dhe për të sjellë demokracinë në vend.

Artikulli paraprakINAUGUROHET RESTORANTI MË I RI “MARINA SEAFOOD”
Artikulli tjetërBERISHA: DO T’I FITOJMË ZGJEDHJET E 14 MAJIT