Sot është 32 vjetori i themelimit të Forumit Rinor të Partisë Socialiste. Kreu i Fressh Shkodër Erion Metushi përkujtoi këtë 32 vjetor si një datë e rëndësishme duke i bërë thirrje të rinjve që të bëhen pjesë e kësaj strukture duke thënë se përgjegjësia për Shqipërinë është më e madhe se fuqia e tyre. Ja se çfarë shkruan Metushi në postimin e tij në rrjetet sociale:
32 vite FRESSH
Ka filluar dekada e katërt dhe aktivizmi politik në Shqipëri ka kaluar në një trajektore komplekse mes idealizmit, dëshirës, pamundësisë, meritokracisë, katapultimit e pragmatizmit. Aktivizmi politik duhet të shikohet si mekanizëm për të pasuruar vlerat dhe veprimet politike shoqërore dhe jo si detyrë apo shërbim ndaj kujt.
Ne jemi një gjeneratë e re e Partisë Socialiste dhe si e tillë ju ftoj ta konsideroni politikën një mision fisnik. Të besoni te forca dhe vlera e fjalës, tek mendimet që çlirojnë energji pozitive, tek garat e ndershme që rrisin personalitete brendra rradhëve tona. Besoni tek lodhja e përditshme e politikës dhe jo tek indiferenca.
Bëhuni pjese aktive e saj duke realizuar ëndrrat tuaja me këmbëngulje e vetbesim! Përgjegjësia jonë për Shqipërinë është më e madhe se fuqia jonë.
Gëzuar 32 vjetorin Fressh 🌹Faleminderit çdo të riu pjesë e tij ndër vite 🙏