Mbrëmjen e së premtes, në kishën ortodokse në Shkodër u kremtua mesha e shenjtë e pashkës ortodokse që simbolizon ngjalljen e Jezusit. Famullitari Atë Nikolla Petani kremtoi këtë meshë ku morën pjesë besimtarë të shumtë ortodoks.

Simboli I kësaj feste, qirinjtë e ndezur që simbolizojnë ardhjen e dritës dhe shpresës për njerëzimin nuk munguan në duar t e besimtarëve të cilët besojnë dhe luten për një të ardhme më të mirë për ta.

Pashkët simbolizojnë ngjalljen e Jezu Krishtit tre ditë pas kryqëzimit dhe janë festa kryesore e besimit të krishterë. Flaka e shenjtë është simboli i fitores mbi vdekjen dhe besimtarët i mbajnë të ndezur qirinjtë gjatë gjithë natës së Pashkës. Pas meshës besimtarët kryen edhe ceremoninë e thyerjes së vezës së Pashkës. Në mesnatë nuk mungoi as hedhja e fishekazjarreve.

Artikulli paraprakKREU I BASHKISË BATDH SPAHIA URON PASHKËN ORTODOKSE
Artikulli tjetërAMBUALANCA PERPLASET ME AUTOMJETIN, 1 I PLAGOSUR