Është përkujtuar 33 vjetori i rënies së katër martirëve të demokracisë në Shkodër në masakrën e 2 prillit të vitit 1991. Familjarët e dëshmorëve Arben Broci dhe Bujar Bishanaku kujtuan sakrificën sublime të martirëve të demokracisë.
Përmes një videomesazhi, ish- kryeministri I Shqipërisë Sali Berisha tha se 33 vite pas masakrës, martirët e demokracisë I kujtojmë me kokën ulur.
I pranishëm në këtë ceremoni ishte edhe sekretari i përgjithshëm I Partisë Demokratike, Flamur Noka teksa deklaroi se edhe pas kaq vitesh, shqiptarët vuajnë nga mungesa e demokracisë.
Më 2 prill 1991 mbetën të vrarë Arben Broci, Nazmi Kryeziu, Bujar Bishanaku, dhe Besnik Ceka ndërsa mbi 100 të tjerë u plagosën në tentativën për të rrëzuar monizmin dhe për të sjellë demokracinë në vend.