33 vite më parë, në 16 nëntor të vitit 1990 u rihap në Shkodër xhamia e Plumbit duke nisur kështu një rrugëtim të ri në besimin në Zot për gjithë popullin e Shkodrës dhe Shqipërisë. Një kontribut të madh deri në organizimin e asaj dite dha familja Myftia që banonte përballë xhamisë së Plumbit. Një prej dëshmitarëve të atij organizimi Mehdi Myftia tregon disa prej vështirësive.

Familja Myftija, iniciatorë për rihapjen e xhamisë një ditë para kanë marrë me një makinë qumështi hoxhën Hafiz Sabri Koçi dhe deri të nesërmen kur nisi ceremonia nuk e dinte askush se hoxha ndodhej në familjen e tyre. U detyruan për ta nxjerrë nga një derë e pasme sepse oborri ishte i mbushur me polic.

Frika ishte e madhe por vëllezërit Myftija dhe të tjerë organizator që morën pjesë ia dolën përballë sigurimit të shtetit pavarësisht se prezent ishin edhe snajperistat në kodrat përreth.

Një falenderim shkon për shtetin turk që po bën investimin për mbrojtjen e xhamisë së Plumbit në mënyrë që të mos përmbytet.

Sot pas 33 vitesh misioni që kishin të rinjtë e asaj kohe për një Shqipëri të lirë dhe demokratike nuk është përmbushur siç duhet .

Përveç familjes Myftija që kishte një rol kryesor, në rihapjen e xhamisë së plumbit kontribuan edhe shumë emra të tjerë ndërsa një ndihmesë dhanë edhe të krishterë në organizimin e asaj ngjarje që ka shënjuar historinë. Në faljen e 16 nëntorit 1990 ishin prezent të paktën 50 mijë qytetarë shkodran por edhe nga qytete të tjera të vendit.

Artikulli paraprakUL SIPARIN “ANIFEST ROZAFA”
Artikulli tjetër50 VITË NË SKENË, “MOND HALILI SHOW”