SHULLANI: MËSUESIT AS KËTË VIT SHKOLLOR NUK SHKOJNË NË SHTËPITË E TYRE. Dështon projekti për arsimimin e fëmijeve të ngujuar në shtëpitë e tyre në zonat ku ndodhen. 34 fëmijë që janë aktualisht të ngujuar nuk zhvillojnë asnjë orë mësimi duke u rritur kështu analfabetë. Shqetësimi vjen nga Nikollë Shullani, kryetar i shoqatës të pajtimit të gjaqeve.
Sipas Shullanit edhe pse kanuni thotë se fëmijet nuk duhet të vriten si shkak i gjakmarrjes, një frikë e tillë është prezente tek të gjitha familjet e ngujuara në qarkun e Shkodrës. U prit që të paktën këtë viti shkollor ashtu si të gjithë fëmijët e tjerë edhe ata që janë të ngujuar të arsimoheshin por as kësaj here diçka e tillë nuk po ndodh duke mos patur forcë që strukturat shtetërore të gjejnë një zgjidhje.