Një 34 vjeçar nga Memaliaj është arrestuar nga policia pasi është kapur me dy kg drogë të llojit kanabis.Në pranga përfundoi Ermal Sadiku, banues në fshatin Rabie.
“Arrestimi këtij shtetasi u bë pasi rreth orës 15:00 gjatë kontrollit të ushtruar nga specialistët për hetimin e narkotikëve, në vendin e quajtur ish-ofiçina e Fermës Tepelenë, në aksin rrugor Tepelenë –Memaliaj,
në një çantë kishte lëndë të dyshuar narkotike të llojit cannabis sattiva me peshë 2 (dy) kilogram e 650 (gjashtëqind e pesëdhjetë) gramë”, sqaron policia.
Materialet në ngarkim të këtij shtetasi i kaluan Prokuririsë së Rrethit Gjyqësor Gjirokastër për veprime të mëtejshme, për veprën penale prodhimi dhe shitja e narkotikëve.