Kjo e martë e 14 janarit shënon 35 vjetorin e demonstratës së parë antikomuniste që u bë përballë bustit të Stalinit në Shkodër. Në një organizim të bërë nga shoqata “14 janari”, organizatorët tregojnë se janë të zhgënjyer nga politika aktuale, ndërsa I bëjnë thirrje të rinjve të mos emigrojnë, por të luftojnë kundër sistemit në vendin e tyre.

Ndërkohë, Luçiano Boçi dhe Besim Ndregjoni teksa flasin për sakrificën që simbolizon popullin shkodranë, ftojnë qytetarët të organizohen për të sjellë sërish ndryshimin e sistemeve.

Në këtë ceremoni të përkujtimit të 35- vjetorit të demonstratës së 14 janarit, morën pjesë jo vetëm organizatorët por edhe përfaqësues të Partisë Demokratike në Shkodër.

 

Artikulli paraprakBASHKIA NIS PUNËN PËR REHABILITIMIN E KANALEVE
Artikulli tjetërBANORËT NË GRUDË E RE, 3 DITË NË ERRËSIRË