Një sherr mes disa personave ka ndodhur këtë mbrëmje në afërsi të Portit të Jahteve në Orikum. Dy persona dyshohet se janë konflikuar me njëri tjetrin pas debateve të cilat dyshohet se kanë nisur ditë më parë. Njëri prej tyre është goditur në kokë me qytën e pistoletës dhe është trasportuar në spital ku ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Bëhet fjalë për E. Sh., 37 vjeç.

Sipas policisë dyshohet se njëri prej personave të përfshirë në konflikt ka qëlluar një herë me armë zjarri në ajër.

“Në afërsi të portit të jahteve, Orikum, dyshohet se si pasojë e një konflikti të çastit është dëmtuar dyshohet me sende të forta nga persona ende të paidentifikuar, shtetasi E. Sh., 37 vjeç, i cili ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Dyshohet se njëri prej personave të përfshirë në konflikt ka qëlluar një herë me armë zjarri në ajër”, thotë policia.

Shërbimet e Policisë kanë shkuar menjëherë në vendngjarje, ka rrethuar zonën dhe vijon krehja e saj për kapjen e autorit/ve.

Grupi hetimor vijon punën për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Artikulli paraprakBIETA SULO NUK I MBAN DOT LOTËT PËR HUEYDA EL SAIED: “ËSHTË SHUMË E VËSHTIRË TË DREJTOJ EMISIONIN”
Artikulli tjetërSI TË SHPËTOJMË NGA PRISHJA E DHËMBËVE DUKE PËRDORUR LËVOZHGAT E VEZËVE?