Një 37 vjeçar është arrestuar nga policia pasi u kap në flagrancë duke vjedhur një banesë në fshatin Kuman të Fierit.Në pranga ra shtetasi me iniciale K.H., banues në Patos.
“K.H., dyshohet si autor i disa vjedhjeve në qytetin e Roskovecit dhe për këtë ishte në ndjekje nga policia,”-raporton policia. “Ai u kap në flagrancë duke vjedhur sende me vlerë në një banesë në fshatin Kuman të Fierit.”
Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan sendet e vjedhura dhe disa vegla që shërbenin për të kryer vjedhje.
Po punohet për dokumentimin e vjedhjeve të tjera ku ky shtetas është autor i dyshuar.
Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier për veprën penale “Vjedhja”.