Një 38-vjeçar është gjetur i vdekur brenda makinës së tij tip “BMW”, në Tiranë.

Policia njofton se trupi i pajetë është gjetur rreth orës 16:00 në rrugën “Mustafa Matohiti”, ndërsa viktima është identifikuar se është stetasi me inciale R. B.,38 vjeç.
Paraprakisht dyshohet se i riu ka humbur jetën si pasojë e arrestit kardiak.

“Nga kqyrja paraprake nuk u konstatuan shenja dhune,apo dëmtime të tjera. Praprakisht dyshohet, të ketë humbur jetën si pasojë e arrestit kardiak”,- informon policia.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje ku po vijon punën për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

Artikulli paraprakPROBLEME ME KADASTRAT, LAME: RASTE SI TË VLORËS EDHE NË DURRËS, LEZHË, ELBASAN E SHKODËR
Artikulli tjetërSHKODER,MAKINA AKSIDENTON 10-VJEÇARIN, SHOQËROHET SHOFERI