38 vjeçari shqiptar S.Gj., ka humbur jetën në një aksident të rëndë rrugor në autostradën në afërsi të Modenas në Itali rreth orës 22:00 të mbrëmjes së djeshme në rrethana ende të paqarta.

Sipas mediave italiane, në aksident u përfshinë 2 makina, ndërsa 38-vjeçari gjeti vdekjen në vendin e ngjarjes. Për nxjerrjen e tij nga mjeti u desh ndërhyrja e zjarrfikëses. Në makinën e shqiptarit autoritetet italiane gjetën një çantë të mbushur me para dhe një substancë të dyshimtë. Po ashtu në makinë me 38 vjeçarin ndodhej edhe një pasagjer që dyshohet se u arratis në fushat pranë pas aksidentit.

Autoritetet italiane kanë nisur hetimet për zbardhjen e rrethanave të aksidentit dhe janë vënë në kërkim të pasagjerit të arratisur.

Artikulli paraprakAKSIDENT NË AKSIN BILISHT-KAPSHTICË, MAKINA DEL NGA RRUGA, PLAGOSEN DY PERSONA
Artikulli tjetërHAPEN APLIKIMET PËR 309 ELEKTRIÇISTË TË RINJ NË 12 RAJONET E VENDIT