Policia rrugore e Lezhës ka prezantuar bilancin e punës përgjatë muajit gusht, kohë me fluksin më të lartë të automjeteve që kanë lëvizuar në rruget e këtij qarku.Sipas bluve janë zhvilluar kontrolle intensive në të gjithë qarkun me qëllim parandalimin e ngjarjeve rrugore me pasoja për jetën dhe shëndetin e përdoruesve të rrugës si dhe për të evidentuar dhe ndëshkuar shkelësit e Kodit Rrugor, që bëhen rrezik potencial për përfshirje në ngjarje rrugore, duke përdorur monitorimet me dron e kamera nga shërbimet policore dhe të pauniformuara si dhe kontrollet në terren me radarë, dragera e makina inteligjente.

Si rezultat i këtyre kontrolleve, gjatë muajit Gusht, janë arrestuar 9 drejtues mjetesh si dhe proceduar penalisht në gjëndje të lirë 2 të tjerë për drejtim mjeti në gjendje të dehur dhe pa leje drejtimi.Janë proceduar penalisht 8 drejtues mjetesh të cilët si pasojë e shkeljeve të rregullave të qarkullimit rrugor, janë bërë burim aksidenti me pasoja në njerëz dhe dëme materiale.Gjithashtu, gjatë kontrolleve, janë ndëshkuar administrativisht me gjoba, në total 3807 drejtues mjetesh për shkelje të ndryshme rrugore.

Policia e Rrugore e Lezhës apelon për të gjithë përdoruesit e rrugës, që të zbatojnë me rigorozitet rregullat e qarkullimit rrugor, të moderojnë shpejtësinë, të vendosin rripin e sigurimit, të mos përdorin celularin gjatë drejtimit të mjetit dhe të mos kryejnë parakalime të gabuara.

Artikulli paraprakSHEMBJA E STADIUMIT, DEBATE NË KB
Artikulli tjetërMALËSI E MADHE, TENTOI TI MERRTE PARA NË BANESË TË MOSHUARES, ARRESTOHET 20-VJEÇARI