Policia asgjeson 393 bimë të dyshuara Cannabis – Sattiva.

Më datë 28.06.3016 nga Policia e Shkodrës dhe nga shërbime të Stacionit të Policisë Kufitare Shkodër, në vijim të kontrollit të territorit për parandalimin dhe goditjen e kultivimit të bimëve narkotike u konstatuan dhe asgjesuan me anë të djegies, 393 (treqind e nëntëdhjetë e tre) bimë gjithsej të dyshuara Cannabis – Sattiva në Njësitë Administrative Karmë Bashkia Vau Dejës, në Shkrel Malësi e Madhe dhe në Velipojë Bashkia Shkodër. Policia po punon për identifikimin dhe kapjen e autorëve. Materialet i kaluan Prokurorisë për veprën penale “Kultivimi i bimëve narkotike” parashikuar nga neni 284 i Kodit Penal.

Artikulli paraprakNDALOHEN DY SHTETAS PËR DREJTIM MJETI NË GJENDJE TË DEHUR
Artikulli tjetërVETDORËZOHET NË POLICI 17 VJEÇARI