Prej katër ditësh kishin mbetur të bllokuar në malin e Dajtit si pasojë e dëborës së rënë së fundmi,

ndërsa ditën e sotme 4 punonjës të Radiotelevizionit dhe Agjencisë së Sistemeve të Ndërlidhjes dhe Informacionit janë shpëtuar nga efektivë të Forcave të Armatosura.

Operacioni ka zgjatur gati 6 orë ditën e sotme, në të cilin morën pjesë 10 efektivë të Komandës Mbështetëse, që në fund arritën të shpëtojnë 4 personat e bllokuar.

Artikulli paraprakHETIMET PËR KOKAINËN REKORD, TË ARRESTUARIT PIKASËN AGJENTËT PARA NDËRHYRJES
Artikulli tjetërSHERR ME THIKA MES DY PUNONJËSVE TË SIGURIMIT PRIVAT