Katër familje rome kanë kaluar natën në qiell të hapur mbrëmjen e së martës pasi zjarri shkrumboi barakat herët në mëngjes. Si shkak I përhapjes së shpejtë të flakëve të cilat u ndihmuan nga era e fortë, ata nuk kanë mundur të shpëtojnë asgjë përveç rrobave të trupit. Të pyetur nga Star Plus kryefamiljarët tregojnë momentin e përhapjes së flakëve dhe dëmet e shkaktuara.

Afrim Muhaxhiri tregon se ka edhe një vajzë invalide ndërsa shton se së bashku me të dhe familjen ka kaluar natën jashtë në mes të të ftohtit.

Edhe pse një ditë pas zjarrit, kryefamiljarët tregojnë se nuk kanë patur asnjë ndihmë nga bashkia, vetëm nga shoqatat e bamirësisë.

Nisur nga kjo situatë, 20 anëtarët e katër familjeve kërkojnë që institucionet të marrin masa për strehimin e tyre, pasi përballimi I këtyre ditëve të ftohta është I pamundur për ta.

Artikulli paraprakRRJETI ELEKTRIK NË DAJÇ PREMTIM I PAMBAJTUR
Artikulli tjetërGRIPI, SITUATË E RËNDUAR NË LEZHË