Katër juristë të shquar kanë aplikuar deri më tani pranë Këshillit të Lartë Gjyqësorë për tu bërë anëtarë të Gjykatës së Lartë.
ReportTv mëson se pak ditë nga mbyllja e garës pasi nga data 9 korrik janë lënë 14 ditë afat për garuesit, janë regjistruar aplikantët e parë.
KLGJ pritet të zgjedh tre juristët me kriteret më të larta për t’i emëruar më pas gjyqtar në gjykatën e lartë si pjesë e kolegjeve, Civile, Penale dhe Administrative.