Një tentativë arratisjeje e katër minorenëve është parandaluar në burgun e Lezhës.

Katër të miturit me inicialet I.P, A.B, D.T, dhe E. H kanë tentuar të arratisen nëpërmjet njërës prej dritareve të godinës së këtij institucioni. Gjatë tentativës ata janë konstatuar nga polici i shërbimit dhe mënjëherë është njoftuar grupi i sigurisë, i cili bëri ndalimin e tyre. Ministri Manjani përgëzon punonjësit e grupit të sigurisë të policisë së burgjeve, që parandaluan arratisjen me profesionalizëm, si dhe gjen rastin të nxisë prokurorinë të sqarojë rrethanat e ngjarjes dhe të vendosë përgjegjësit para ligjit. “Gjithashtu, z. Manjani shpreh keqardhjen që tashmë katër të miturit do të duhen të përballen me një tjetër akuzë, përpos akuzës fillestare që rëndon mbi ta” informon ministria e Drejtësisë përmes një dekalrate për shtyp.

Artikulli paraprakITALI, 4 SHTETAS KOSOVARË PËRFUNDOJNË NË PRANGA
Artikulli tjetërRAMA, KONGRESI NUK SHTYHET, MBLEDH KOORDINATORET